Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi shiste kokainë dhe kanabis.
R. H. banues në Fier ra në pranga gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”.
“Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 20-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në doza. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:-R. H., 20 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel