Serbia miraton ekstradimin e disidentit anti-Lukashenko drejt Bjellorusisë (fotot)

20/06/2024 18:08

Një gjykatë në Serbi ka vendosur se një aktivist që ka organizuar protesta të atletëve vendas kundër liderit autoritar Alexander Lukashenko, mund të ekstradohet drejt Bjellorusisë.

Grupet e të drejtave dhe politikave bjellorusë në ekzil, thanë se kjo do të sjellë një gjyq të rremë abuziv dhe dënim të rëndë për Andrei Gnyot, i cili u ndalua nga Interpol me kërkesë të Minskut, per akuza pa lidhje me politiken.

“Duke më ekstraduar gjykata serbe po më dërgon te një vdekje e dhimbshme, dhe jeta e të afërmve e miqve të mi do të kthehet në dhimbje,” tha Gnyot, në një intervistë telefonike nga Beogradi, ku është lënë në arrest shtëpie pas disa muajsh në burg.

Qe prej shtypjes së protestave masive kundër regjimit në 2020, administrata e Lukashenko ka vijuar të shtypë disidentët dhe të përfshirët e tjerë në protesta, gazetarë e aktivistë, që sipas raportimeve në burgje janë bërë objekt torture e abuzimi.

41 vjeçari Gnyot, punon me teknologjinë e reklamimit por ka organizuar grupin e sportistëve që dërguan letrën publike me nënshkrime kundër Lukashenko, me thirrje për të bojkotuar përfaqësimin e vendit.

“Kam shpjeguar që akuzat ndaj meje janë të rreme për aktivizimin e Interpol, sepse ata nuk më denoncojnë dot për akuza politike”, i tha Gnyot gjyqtarit. Aktualisht në Beograd ai lejohet të dalë nga apartamenti vetëm një orë ‘për ajrosje’ dhe duhet të mbajë një gjurmues elektronik në kavilje, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Gjykata e Vucic ka miratuar deortiin e disidentit te 'miku' i tij bjellorus

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA