Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024.
Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur besimin se ka ende shpresë për të shpresuar kalimin përtej fazës së grupeve. Trajneri Sylvinho po përgatit takimin e radhës, teksa këtë herë është treguar i kujdesshëm në seancat stërvitore për të mos zbuluar shumë lidhur me formacionin që do të hedhë në fushë në ndeshjen përballë skuadrës së Daliç.
SuperSport mëson se tekniku brazilian pritet që t’i besojë Strakoshës sërish mes shtyllave, ndërsa në mbrojtje me shumë gjasa do të bëjë ndryshime. Mitaj mbetet i paprekshëm në të majtë, ashtu si dhe Gjimshiti në qendër. Por, përkrah kapitenit, pritet të vendoset Ardian Ismajli. Në të djathtë, Hysaj mund t’i lërë vendin Balliut.
Mesfusha do të jetë e njëjtë si në ndeshjen me Italinë, me Ramadanin që do të pozicionohet si shkatërrues para mbrojtjes, ndërsa do të mbështetet nga Asllani dhe Bajrami
Në sulm Asani është rikuperuar dhe është gati për të nisur që nga minuta e patë edhe ndaj Kroacisë, por ndryshimi pritet të jetë në të majtë, aty ku Arbër Hoxha mund të luajë që nga fillimi. Në majën e sulmit Broja duket i avantazhuar që nga minuta e parë.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË (4-3-3)
Top Channel