Nga Monako në Aruba, SPAK zbardh detaje: Artur Shehu mori pjesë në takime ku dyshohet se planifikohej trafiku i kokainës në Europë Një 45-vjeçar është kapur në Vlorë nga policia teksa lëvizte i armatosur.
Në pranga ra A. H., 45 vjeç, banues në Vlorë. Policia ndaloi mjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel