Një zjarr i madh pasditen e djeshme shkrumboi tregun e rrobave dhe dogji disa shtëpi.

Tashmë është zbardhur dinamika e ngjarjes, ku sipas policisë kanë qenë dy të mitur ata të cilët e kanë shkaktuar zjarrin. 9-vjeçarët kanë qenë duke luajtur në në afërsi të tregut me rroba të përdorura.

Njoftimi i poicisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA