“Më ke bërë bllok në Instagram”, Rike Roçi e vë në siklet, MC Kresha: Për Zotin nuk e di, ta premtoj që…

15/06/2024 09:05

Rike Roçi ka vënë në siklet MC Kreshën gjatë emisionit “Top Arena” e cila ishte live nga vendi ku tifozët po ndiqnin ndeshjen Gjermani-Skoci.

Ajo e pyeti reperin se përse e ka bërë bllok në Instargram, ndërsa ai përgjigjet se nuk e dinte që e kishte bllok.

Rike Roçi: Muzikën e Kreshës vërtet e adhuroj, më pëlqen, por mesa di unë më ka bërë bllok në Instagram dhe kam vite që e pyes veten pse.

MC Kresha: Për Zotin, nuk e di.

Ed Manushi: Mos e ngatërron me Capital T?

Rike Roçi: Jo, jo është MC Kresha dhe unë akoma nuk e di pse.

MC Kresha: Për Zotin nuk e di.

Rike Roçi: Kresha kontrollo telefonin.

MC Kresha: Më beso që nuk e kam këtu telefonin.

Ed Manushi: Se mos e ke ngacmuar çunin?

Rike Roçi: Joo. Kresha kur të dalësh nga emisioni kontrollo telefonin dhe ma hiq bllokun.

MC Kresha: Ok, të premtoj.

Top Channel