“Italia të vuajë”, dy ish-trajnerët De Biazi dhe Reja: Shqipëria është e fortë, të kaltrit janë në fazë eksperimentesh

15/06/2024 16:41

Shqipëria sot ka një standard të ri në arenën ndërkombëtare dhe këtë e tregojnë dy kualifikimet e saj në dekadën e fundit në kampionatin europian.

Ish-trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi, i cili ndodhet në Dortmund për të parë nga stadiumi duelin me Italinë, thotë për “Top Channel” se do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë sot.

“Në debutim ndeshjet janë gjithmonë të vështira, edhe për skuadrat e mëdha si Italia. Të mos harrojmë se po ndeshen me Shqipërinë që ka tashmë një tjetër standard në arenën ndërkombëtare dhe nuk është e lehtë që t’i marrësh pikë një skuadre që ka dalë e para në grupin e saj. Sa shanse ka Shqipëria për të marrë një pikë? Unë mendoj se ka shanse edhe për tre pikë”, tha De Biazi.

Ndërkohë, ish-trajneri tjetër i Shqipërisë, Edi Reja, e pranon se Italia nuk po kalon momentin më të mirë. Sipas tij të kaltërit janë ende në një fazë eksperimenti dhe do të vuajnë shumë kundër kuqezinjve sot.

 “Skuadra e Italisë është ende në fazë eksperimentesh dhe mendoj se për këtë arsye do ta ketë të vështirë kundër Shqipërisë. Natyrisht, unë bëj tifo për Italinë, sepse jam italian, por ky është një moment delikat për Spaletin, edhe sepse një lojtar i rëndësishëm si Barela nuk dihet nëse do të luajë, për shkak të problemeve që ka pasur”, Reja.

Dy ish-trajnerët pranojnë se Shqipëria mund të jetë surpriza e këtij kompeticioni, edhe pse ndodhen në një grup shumë të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA