“U thirra si kundërshtar i DumDumanit”/ Meta merret në pyetje nga SPAK, kreu i PL pyetet për dosjen e hetimit pasuror ndaj familjes së tij

13/06/2024 13:39

Në fakt ngjarja ishte vetë ai, ish-presidenti Ilir Meta, i thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje. Ndonëse i veshur sportiv  Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, ishte dukshëm larg sjelljes me sportivitet ndaj kreu të SPAK.

“DumDumani është ai që nuk guxon të hapë çështjen McGonigal”.

Por ish-kreu i shtetit ishte kërkuar nga prokurori Sotir Kllapi, që brenda dy ditësh administroi qëndrimin e çiftit Meta-Kryemadhi mbi hetimin pasuror, regjistruar për tre vepra penale. Në përfundim të përballjes me SPAK, Meta u shfaq jo vetëm i shqetësuar por edhe i nevrikosur.

“Me DumDumanin tuaj që bën tërë ato akte kriminale kundër pozitës për të shpëtuar Edi Ramën”.

Kur letërporositë e të huajve janë administruar prej muajsh në SPAK dhe kur janë kontrolluar edhe llogaritë bankare, telefona dhe janë kryqëzuar dëshmi si për lobimin 700 mijë dollarësh edhe për trajtimet estetike, ilir meta e sheh marrjen në pyetje si një akt politik.

“Unë jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshtetit që e mban në këmbë DumDumani”.

Meta u përpoq të tregojë axhendën e tij të ditës, për të cilën shoqëruesi e ndërpreu.

“Tani do iki te sipërmarrja, se kam tryezën, se këtë do DumDumani”.

Ndryshe nga bashkëshortja qe ishte e qetë dhe më shtetëse ndaj SPAK, jo vetëm paqja e Metës dukshëm ishte trazuar, por edhe shprehja e tij lapidar “me qetësi e dashuri”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA