Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ 30-vjeçarja humb kontrollin e makinës, përmbyset në kanal
13/06/2024 09:47
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan Tepelenë.
Një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë rreth të 30 vjeç ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugë në vendgjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në Spitalin e Fierit.
Sipas korrespodentit të Top Channel, Neritan Trifoni, vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit.
Top Channel