Zjarri i papritur shkatërron kishën me murale e objekte ‘të pazëvendësueshme’ në Toronto (fotot)

12/06/2024 17:43

Veprat artistike të shkatërruara nga zjarri në kishën anglikane Saint Anne, përfshinin piktura unike të artistëve kristianë të fillim-shekulilt te shkuar ‘Group of Seven’, shkruan rrjeti The Guardian.

Një zjarr i papritur mëngjesin e djeshëm ka shkatërruar një kishë historike me vepra të rralla artistike në Toronto. Qyteti raportohet se ka mbetur ‘zemërthyer’ pas flakëve të pashpjegueshme që përfshinë kishën në zonën ‘Little Portugal’ të qytetit.

Zyrtarët thanë se zjarri kishte shkaktuar një humbje të zëvendësueshme kulturore.

“Kjo është shkatërrimtare për besimtarët e mi, nuk mund të shpreh çfarë pasojash të gjera do të ketë ky zjarr i lig për komunitetin”, tha Don Beyers, prift i kishës Saint Anne.

Muralet vibrante në brendësi të kishës përshkruanin jetën e Jesusit dhe ishin krijuar nga komuniteti i famshëm kanadez i piktorëve ‘Group of Seven’, që arritën majën e tyre në vitet 1920.

Ky grup artistësh kreditohet me rikonceptimin e jetës, besimit dhe natyrës së gjerë të Kanadasë me pikturat e gjalla, disa prej të cilave janë shitur për miliona dollarë.

Mes tyre ishin piktorë si JEH MacDonald, Fred Varley e Franklin Carmichael, që shpesh përshkruanin skena të Biblës, të Lindjes së Krishtit apo Kryqëzimit të tij.

“Muralet e mrekullueshme të JEH MacDonald, mbulonin muret dhe tavanin e sallës, kollonat e kupolën kryesore,” thuhej në njoftimin e Parks Canada.

Kisha e cila është frymëzuar nga Hagia Sophia në Stamboll, është përfunduar në 1908, dhe është përfshirë në impjantet historike të Kanadasë, prej dizajnit bizantin, ndryshe nga kishat e zakonshëm në Kanada.

33 kisha të vjetra në të gjithë vendin janë përfshin nga zjarre të qëllimshme në dy tre vitet e fundit në Kanada, shkruan rrjeti CBC News, teksa komunitetet akuzojnë për një tentativë të organizuar fshirjes së historisë kristiane. Zjarret kanë ndodhur gjithmonë kur nuk ka pasur njerëz në brendësi, tha policia, e cila po heton shkaqet e ngjarjeve./TheGuardian/

FOTO GALERI
1/4
Muralet vibrante në brendësi të kishës përshkruanin jetën e Jesusit dhe ishin krijuar nga komuniteti i famshëm kanadez i piktorëve ‘Group of Seven’, që arritën majën e tyre në vitet 1920.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA