Historia dhe legjenda e mbretit të pop-it, Michael Jackson është koncerti i radhës në TKOB.
Ky koncert vjen më 14 qershor pas dy koncerteve të së njëjtës linjë “Queen: Show must go on” dhe “Paganini in Jazz”, kompozitori dhe dirigjenti i famshëm italian Roberto Molinelli, vjen sërish në Tiranë dhe në Durrës për të sjell një tjetër ikonë të muzikës botërore: Michael Jackson.
Hitet nga “Thriller”, “Beat it”, “Heal the world” e deri te “Billie Jean” do të jenë pjesë e koncertit të interpretuara nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën drejtimin e maestros Roberto Molinelli dhe vokalistëve Clarissa Vichi e Mattia Sciascia.
Një shfaqje e krijuar nga dirigjenti i famshëm italian Roberto Molinelli, gjeniu që përpiqet të ndërtojë një dialog midis zhanreve dhe stileve të ndryshme të muzikës.
Michael Jackson: Historia dhe legjenda e mbretit të pop-it”, do të ketë premierën fillestare më 13 qershor, në sheshin “Rezistenca”, Durrës. Ndërsa me 14 qershor, në skenën e TKOB.
Top Channel