Në piken turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit me famë botërore, Ramë Lahaj, i dhuroi një mbrëmje të veçantë shkodraneve.
Përkrah artistit shqiptarë, koncerti “Rame Lahaj & friends” ngjiti në skenë edhe mysafirët special Alessandro Safina dhe Adhurim Grezda të cilët përformuan së bashku kryeveprat e muzikës shqiptare dhe ato botërore
“Është hera e parë që vij këtu dhe vendi është i bukur. Publiku ishte fantastik. Jam shumë i lumtur. Këto dite isha në Shkodër dhe jam ndjerë shumë mirë, përtej pritshmërive që kisha. Do të kthehem serish, tashmë për pushime. Me Ramen është hera e dytë që bashkëpunojmë është një artist dhe një njeri i mrekullueshëm”, tha Alessandro Safina, tenor nga Italia.
Kjo mbrëmje artistësh, riktheu në qytetin e saj, pas 35 vitesh edhe dirigjenten shkodrane Elda Laro, sot dirigjente në operën e Berlinit.
Koncerti që bëri bashkë artdashës shkodranë dhe miq të ftuar nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, u realizua nga Bashkia e Shkodrës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit.
Top Channel