Eduart Koka, 45 vjeç, i arrestuar në Lezhë, dhe i transferuar pak ditë më parë në burgun e Reçit për të vuajtur dënimin, ka ndërruar jetë.

Ai ka ndjerë shqetësime në ambientet e burgut dhe më pas, është transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku pas pak orësh ka ndërruar jetë.

Koka ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë.

Ai u arrestua më 3 prill të këtij viti në Lezhë, për drogë. Gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në banesën e 45-vjeçarit në të njëjtën lagje ku u kap, janë gjetur 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, dy mjete prerëse (thika) dhe dy përforcues grushti.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot, më datë 07.06.2024 rreth orës 07.45 ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës i paraburgosuri Eduard Koka, i biri i Gjon dhe Mrike i datëlindjes 14.03.1979 lindur në Reps të Mirditës dhe banues në Lezhë. Rreth orës 06.30 të mëngjesit i ndjeri është ankuar tek Punonjësi i Rolit Bazë se nuk ndjehet mirë nga frymëmarrja. Menjëhere janë lajmëruar infermieret e turnit dhe është dërguar në infermieri ku ka ecur vetë dhe duke parë gjendjen e tij jo të mirë është dërguar me urgjence në Spitalin Rajonal te Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07.15 dhe pastaj ka ndërruar jetë rreth orës 07.45.

I arrestuar me datë 02.04.2024 për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh naroktike”, të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Ka ardhur në IEVP Shkodër me datë 02.06.2024 nga IEVP Lezhë dhe në kartelën e tij mjekësore nuk referohet asnjë problematike perveçse është përdorues i alkoolit. Gjendja civile i martuar, i padënuar me parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA