Luis De La Fuente do të vazhdojë të jetë tekniku i Spanjës deri në Botërorin e 2026-ës, me Federatën Spanjolle të Futbollit që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me 62-vjeçarin.
Ky vendim erdhi vetëm pak ditë përpara startit të Europianit, aty ku Spanja do të ndeshet me Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë.
De La Fuente u emërua në krye të stolit “La Roja” në dhjetor të vitit 2022, menjëherë pas shkarkimit të Luis Enriques. Fitimi i Ligës së Kombeve në 2023-shin dhe paraqitja pozitive në fazën kualifikuese të Europianit, duket se i ka bindur drejtuesit e Federatës që të vazhdojnë bashkëpunimin me 62-vjeçarin.
🚨 Comunicado oficial sobre Luis de la Fuente y su cuerpo técnico
ℹ https://t.co/YuzKGjSA4p#VamosEspaña pic.twitter.com/jXu1TSMZzZ
— RFEF (@rfef) June 4, 2024
Top Channel