Mijëra njerëz protestojnë në Berlin për qiratë e larta të banimit (fotot)

01/06/2024 19:01

Mijëra njerëz marshuan sot në Berlin për të protestuar kundër qirave të larta te banimit dhe për të kërkuar shtëpi banimi më të përballueshme.

Protesta u organizua nga rreth 200 iniciativa të sindikatave, të qiraxhinjve dhe grupeve politike.

Protestuesi Felix Labsch tha se gjendja e keqe e strehimit po shkaktonte ndarje të mëdha mes shtesave të popullatës:

“Kam ardhur në protestë sepse nuk dua që Berlini të bëhet si qytete të tjera të mëdha në Evropë me shtresa të ndara popullsie dhe përqidnje të artë krimi.. ne duna të kemi lagjet tona të përziera dhe që autoritetet të mos shtyjnë gjithçka drejt ekstremit, nuk duam që qendra e qytetit të bëhet një vend i pakalueshëm”, tha Felix.

“Unë po kërkoj një apartament prej një viti pasi duhet të dilja nga vendi ku banoja se i zoti  më tha se kishte nevojë ta përdorte për vete. Por tani e shoh që është e pamundur. Nuk kam marrë thuajse asnjë ofertë, dhe kur e kam marrë, nuk e përballoj dot financiarisht”, tha për rrjetin AFP, protestuesja pensioniste Monika Bloss.

Prej disa vitesh berlinezët kanë protestuar për rritjet absurde të çmimit të apartamenteve dhe qirave të banimit.

Rritja shtangëse nisi në 2016 me 20 përqind qira më të larta, teksa vendi përballej me valën e refugjatëve nga Siria.

Prej atëherë mijëra njerëz kanë dalë në protesta në Berlin, vendi me rritjen më të madhe e të pashpjeguar të qirave në botë, vitet e fundit, thonë ekspertët.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA