23/12 13:09
Ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Françeska Murati është nëna e një djali, i cili quhet Charlie.
Djali i saj nuk ka qenë pjesë e surprizave gjatë qëndrimit të saj në “BBV3” për shkak se familja e saj jeton në Angli. Ditën e sotme Françeska ka postuar në Instastory një foto shumë të ëmbël me djalin e saj në krahë, ku shfaqen të dy të veshur me pizhama njësoj.
Françeska është cilësuar si një lojtare e fortë e këtij edicioni, e cila hyri me vonesë, por arriti deri në gjysmëfinale. Ajo luante me provokoime të shumta, ndërsa tregoi se dinte të bënte humor.
Top Channel