Fluks bastesh për kartonin e kuq, Prokuroria nis hetimet në Itali

30/05/2024 20:36

Futbollisti i Barit në Serie B, Nicola Bellomo është në qendër të akuzave për baste.

Lojtari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 33 të pjesës së dytë të ndeshjes së Play-Out ndaj Ternanës.

E veçanta është se në atë moment, Bellomo nuk ishte në fushë dhe u ndëshkua pasi nisi një sherr me një prej djelmoshave që mbledhin topat në vijën anësore të fushës. Sipas kompanive të ndryshme të basteve, në atë ndeshje u vu re një fluks bastesh të luajtura që Bellomo do të ndëshkohej me kartonë të kuq.

Në këtë formë, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj lojtarit në fjalë që në rast se i vërtetohen akuzat, atëherë rrezikon një dënim shembullor./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA