Me votimin në parlament me vetëm 67 vota të Partisë Socialiste të Hënën të rezolutës për mirëqeverisjen dhe thellimin e anti-korrupsionit pritej vendosja në rendin e ditës për seancën e parlamentit këtë të enjteje.
Projekt vendimi synon krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar i cili pritet të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Por zhvillimet që vinë nga mbledhja e grupit parlamentar të PD ku shumica deputetëve janë kundra pjesëmarrjes së opozitës në këtë komision, është duke ndikuar tek shumica socialiste.
Burime nga grupin parlamentar të PS i thanë Top Channel se projekt vendimi për ngritjen e këtij komisioni mund të tërhiqet nga rendi i ditës në seancën e nesërme.
Kjo për t’i dhënë më shumë kohë opozitës në qartësimin e pozicionit të tyre.
Por gjithçka pritet të qartësohet nga kryetarja e Kuvendit në nisje të seancës të së enjtes.
Ky komision është parashikuar nga maxhoranca të përbëhet nga 11 anëtarë dhe nuk do të ketë bashkëkryetar nga opozita.
Top Channel