Bllokohet aksi rrugor në Llogara, kamioni pëson defekt dhe rrëshqet në kthesë, krijohet trafik i rënduar

29/05/2024 13:41

Bllokohet aksi rrugor në zonën e Llogarasë në afërsi të vendit të quajtur Çesma.

Shkak është bërë një mjet i tonazhit të rëndë, i cili ka pësuar defekt, duke bllokuar një anë të rrugës nacionale.

Prej më shumë se një ore, makinat qëndrojnë në radhë për të kaluar. Në zonë ka mbërritur edhe policia për të bërë të mundur hapjen dhe lëvizjen e mjeteve që janë të shumta.

“Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel