Pakistani goditet nga temperaturat ekstreme, termometri shënon 52 gradë Celsius

28/05/2024 20:44

Temperaturat arrijnë deri në 52 gradë Celsius në provincën jugore të Sindh të Pakistanit. Temperaturat  24 orët e fundit i afrohen rekordit më të lartë që është arritur ndonjëherë në Pakistan, i cili është 53.5 gradë Celsius. 

Në Mohenjo Daro, një qytet në Sindh, i njohur për vendet arkeologjike që datojnë nga qytetërimi i Luginës së Indus, i ndërtuar në vitin 2500 p.e.s, temperaturat u rritën deri në 52.2 C (126 F) gjatë 24 orëve të fundit. Sipas një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë temperaturat ekstreme në të gjithë Azinë gjatë muajit të kaluar u përkeqësuan me shumë gjasa si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Mohenjo Daro është një qytet i vogël që përjeton verëra jashtëzakonisht të nxehta dhe dimër të butë me reshje të pakta. Tregjet ku përfshijnë furrat e bukës, dyqanet e çajit, mekanikët, dyqanet e riparimeve elektronike dhe shitësit e frutave dhe perimeve, zakonisht janë plot me klientë, por vala e të nxehtit i ka bllokuar plotësisht. Sipas një 32-vjeçari, Wajid Ali , i cili ka një lokal, klientët nuk vijnë për shkak të rritjes së madhe të temperaturave.

Mushtaq Ahmed, mjeku vendas shprehet për CNN se vendasit janë përshtatur të jetojnë në kushtet ekstreme të motit dhe mënyrat për t’i bërë ballë janë qëndrimi brenda ose pranë ujit.

Koordinatorja e kryeministrit për klimën, Rubina Khursheed Alam, në një konferencë shtypi të premten u shpreh se qeveria po zhvillon fushata ndërgjegjësimi për parandalimin e valëve të të nxehtit.

Temperatura më e lartë e regjistruar në Pakistan ishte në vitin 2017, 54 gradë Celsius (129.2 F) në qytetin Turbat, që ndodhet në provincën jugperëndimore të Balochistanit. Kjo ishte e dyta më e nxehta në Azi dhe e katërta më e larta në botë sipas meterologut  Sardar Sarfaraz.

Top Channel