Dhjetëra të vrarë dhe 160 fshatarë të rrëmbyer në Nigeri! Bastisje vdekjeprurëse nga njerëz të armatosur

27/05/2024 09:35

Dhjetë persona janë vrarë dhe të paktën 160 fshatarë të tjerë janë rrëmbyer nga një komunitet i largët në shtetin qendror të Nigerit të Nigerisë, thonë zyrtarët.

Një numër i madh njerëzish të armatosur, të dyshuar se janë nga grupi militant islamik i Nigerisë, Boko Haram, pushtuan fshatin Kuçi të premten mbrëma, tha zyrtari lokal Aminu Abdulhamid Najume për BBC.

Të rrëmbyerit janë kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa të vrarët përfshinin gjuetarë vendas që po ruanin sigurinë në zonë, tha ai.

Personat e armatosur thuhet se kaluan kohë duke gatuar ushqim, duke bërë çaj dhe duke plaçkitur shtëpi përpara se të largoheshin më shumë se dy orë më vonë.

Najume, i cili kryeson Këshillin e Zonës së Qeverisjes Lokale të Munya, tha se komuniteti Kurçi kishte mbetur i traumatizuar dhe në ankth nga ky sulm.

Sulmet në shtetin Niger janë bërë gjithnjë e më të zakonshme edhe pse shpesh ka qenë e paqartë nëse personat e armatosur kanë ndonjë lidhje me grupet xhihadiste.

Muajin e kaluar disa fshatra u vunë në shënjestër të bandave të armatosura që rrëmbyen për shpërblim.

 

Top Channel