VIDEO/ E rëndë! Shtatë foshnja të porsalindura humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një spital fëmijësh

26/05/2024 23:00

Një zjarr gjigand gjatë natës në një spital fëmijësh në Indi, ka vrarë shtatë foshnja të porsalindura dhe pesë të tjera të plagosura.

Shkak i zjarrit u bë shpërthimi i bombolave të oksigjenit, ku foshnjat humbën jetën për shkak të thithjes së tymit.

Në total, 12 foshnja u shpëtuan nga spitali New Born Baby Care Hospital në Vivek Vihar, Delhi, por gjashtë kishin vdekur vë vendngjarje. I shtati raportohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa po trajtohej në terapi intensive.

Video nga vendi i zjarrit tregon flakët e forta që përpijnë ndërtesën, teksa kalimtarët bërtasin nga rruga.

Surendra Choudhary, Zëvendës Komisioneri i Policisë, tha: Ishin dymbëdhjetë foshnja në spital. Pasi u shpëtuan, u dërguan në Spitalin NICU Advance East Delhi në Vivek Vihar për të marrë kujdes mjekësor. Gjashtë prej këtyre foshnjave u shpallën të vdekura, ndërsa një foshnjë ndërroi jetë herët në mëngjes.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit, i cili u përhap edhe në një pallat banimi ngjitur.

Presidenti i Indisë Droupadi Murmu tha në një deklaratë: Lajmi për vdekjen e shumë fëmijëve për shkak të zjarrit në një spital në Vivek Vihar, Delhi është therëse.  Zoti u dhentë forcë prindërve dhe të afërmve të viktimave për të përballuar këtë tronditje. Lutem për shërimin e shpejtë të fëmijëve të tjerë të lënduar në këtë incident.

Të shtunën, të paktën 27 njerëz u vranë në një zjarr të madh në një park argëtimi të mbushur me njerëz në qytetin Rajkot në shtetin Gujarat në Indinë perëndimore.

Top Channel