“Tjetër dhimbje për 125 familjet e pengjeve izraelite”, gjenden tre trupa të tjerë të pajetë, u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor

24/05/2024 18:25

Ushtria izraelite ka njoftuar se trupat e tre pengjeve tjera të vrarë më 7 tetor nga Hamasi, janë gjetur në Gazë.

Forumi i Familjeve të Pengjeve i ka identifikuar ata si Michel Nisenbaum, Hanan Yablonka dhe Oryon Hernandez Radoux dhe ka njoftuar se trupat e tyre janë dërguar në Izrael.

“Kthimi i Michel, Hanan dhe Oryon është një tjetër dhimbje për 125 familjet e pengjeve”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Siç bën të ditur IDF, trupat janë identifikuar nga zyrtarët mjekësorë të Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore dhe policia izraelite.

Nisenbaum 59 vjeç, Yablonka 42 vjeç dhe Radoux 30 vjeç u morën peng nga Hamasi natën e 7 tetorit në Izrael, e cilësuar si dita më e përgjakshme në historinë e vendit.

Javën e kaluar ushtria izraelite njoftoi për gjetjen e katër trupave të tjerë.

Ata ishin Ron Benjamin 53 vjeç, Itzhak Gelerenter 56 vjeç, Amit Buskila 28 vjeç dhe Shani Louk 22 vjeç.

Top Channel