Pushtimi i Haitit nga bandat, 18 shtete do të dërgojnë 5500 trupa ushtarakë për t’i luftuar
Më shumë se 2,500 sulme kanë ndodhur në vitin 2023, përfshi dhe ato ku doktorët janë vrarë dhe klinikat janë bombarduar në zona konflikti si Gaza, Sudan e Ukrainë
Sulmet ndaj punonjësve të shëndetësisë, spitaleve, dhe klinikave në zona konflikti janë rritur me 25% në krahasim me vitin e kaluar, duke shënuar një rekord të ri, thotë një raport i ri.
Rritja më e madhe ka ardhur prej konflikteve të reja në Gaza e në Sudan, si dhe në konfliktet në vijim në Ukrainë apo Mianmar, shkruante raporti i Koalicionit të Mbrojtjes së Shëndetit në Konflikt.
Zyrtarët kishin analizuar më shumë se 2,500 incidente “dhune ndaj dhënies së kujdesit shëndetësor” në 2023, përfshi vrasjen apo pengmarrjen e punonjësve, bombardimin, grabitjen apo pushtimin e spitaleve, shkruan rrjeti The Guardian.
Grupi bënte thirje për ndjekje penale kombëtare e ndërkombëtare të autorëve për “krime lufte e krime kundër njerëzimit, për sulmet ndaj pacientëve, impjanteve shëndetësore dhe punonjësve shëndetësorë”.
Koalicioni është i përbërë nga disa OJQ që kanë hartuar raporte të përvitshme 11 vitet e fundit, në të cilat identifikohen 2,562 incidente dhune.
Në 685 raste përfshiheshin punonjës shëndetësie si doktorë, infermierë, shoferë ambulance. Rastet e humbjes së jetës së tyre ishin dyfishuar në krahasim me vitin 2022.
Në të tjera raste impjante shëndetësore ishin dëmtuar ose shkatërruar, si nga forca shtetërore ashtu dhe grupe jo-shtetërore të armatosura.
Ata identifikonin 11 vende ku shëndeti i fëmijëve ishte dëmtuar, si bombardimi nga ushtria izraelite i spitalit al-Nasr në Gaza, i qendrës shëndetësore Juwana në kryeqytetine Sudanit, Khartoum, dhe i spitalit të Kherson në Ukrainë./TheGuardian/
Top Channel