Sulme të rënda në Ukrainë! Të paktën pesë të vrarë, vijojnë kërkimet për trupa nën rrënoja

23/05/2024 17:22

Sulmet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, vranë të paktën pesë persona, ndërsa ende vijojnë kërkimet për të zhdukurit nën rrënoja.

Autoritetet njoftuan se 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e sulmit të rëndë më bomba.

Presidenti Volodymyr Zelensky i përshkroi sulmet si “brutale” dhe tha se Rusia po “përfitonte” nga mungesa e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës për të nisur sulme fatale në qytete.

Rajoni përreth i Kharkiv është bërë pika më e fundit e luftës pasi forcat ruse nisën një ofensivë të befasishme tokësore në territorin kufitar këtë muaj duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve.

Zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar aleatëve të dërgojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe këtë javë sugjeruan që aleatët perëndimorë të rrëzojnë raketat ruse duke përdorur sisteme të vendosura në vendet e tyre.

Top Channel