Kokaina në arkat me karkaleca në portin e Pireut, zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar, 210 kg drogë do të nisej drejt Shqipërisë 

23/05/2024 10:28

Plot 210 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të mëngjesit në Portin e Pireut në Greqi, të fshehura në arka me karkaleca.

Sipas korrespodentit të Top Channel Artur Bibe, destinacioni i drogës ishte Shqipëria, ndërkohë që në pranga janë vënë dy shqiptarë dhe dy grekë. Ai mëson se shqiptarët e arrestuar janë identifikuar Jasona alias Andrea Mërkuri 54 vjec, dhe Marsel Stafaj 36 vjeç.

Në vitin 2017 policia greke zbuloi 635.000 pilula Captagon me vlerë shitje rreth 10 milionë euro si dhe armë.

Në operacionin e atëhershëm u arrestuan 2 shqiptarë, një turk dhe një grek dhe u shpallën në kërkim një turk, një ish-polic grek dhe shtetasi shqiptar i cili u arrestua sot për kokainën në Pire.

Top Channel