Protestuesit pro-palestinezë kanë ndërprerë fjalën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në Kongres.
Blinken u pengua vazhdimisht nga protestuesit që kritikonin mbështetjen e SHBA për Izraelin. Disa u dëbuan pasi bërtitën se ai ishte një “kriminel lufte”, por disa të tjerë u lejuan të uleshin në heshtje.
Ai tha se një marrëveshje armëpushimi në Gaza ishte ende e mundur, por akuzoi se një ofertë për arrestimin e liderëve izraelitë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare po zmbrapste përpjekjet diplomatike.
Blinken vlerësoi Katarin dhe Egjiptin për ndihmën e “përpjekjeve të gjera” për të siguruar një armëpushim të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit në këmbim të lirimit të pengjeve.
Këto reagime vijnë disa ditë pasi SHBA-ja, një nga aleatët e Izraelit, mori vendimin për të ndaluar furnizimin e këtij të fundit me disa armë, që mund të përdoren për luftën në Gaza.
Top Channel