“Para perëndimi”, drama ku interpreton Alfred Trebicka, Elia Zaharia, Yllka Mujo dhe Genc Fuga! Mesazhi: Liria e individit triumfon

21/05/2024 12:27

Një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar.

Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara? Prej një muaji kjo dramë u shfaq në teatrin e metropolit. Aktori Alfred Trebicka që interpreton personazhin kyç të veprës rrëfen detaje nga puna me rolin.

Drama “Para perëndimi” ka në qendër të vëmendjes së lirisë me të cilën individi përballet për shkak të normave sociale dhe interesave financiare. 23 artistë në skenë, kanë krijuar një ansambël karakterin e personazheve që plotësojnë një panoramë të shoqërisë njerëzore. Por cili është kufiri mes lirisë së detyrueshme dhe ku kujdesi i tepërt bëhet lak?

“Mënyrën se si është ndërtuar vepra, bie në një romatizëm sepse është një histori dashurie në mes. Është shkaku për të shkuar te kjo ideja gjeneralë e veprës, apo ideja bazike ‘liria’, liria e të vendosurit dhe të zgjedhurit në liri të çdo qenie njerëzore”, tha aktori Trebicka.

Në role të tjera Ilirda Bejleri, Elia Zaharia,Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Genc Fugaj, Alert Celoaliaj etj, me të gjitha ngjyrat e personazheve, ata të gjithë na përcjellin të njëjtin mesazh, Liria e Individit triumfon.

“E mira nuk ka fund, njeriu është në kërkim për të shkuar më tej, të gjitha këto t’ia lemë mundësisë tjetër”, tha aktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA