“Nëse nuk largohesh dhe përpiqesh ta luftosh, të përpin”/ Zjarret masive në Spanjë dhe Francë, flakët kalojnë përtej kapaciteteve të zjarrfikësve 25/07 09:09
Shkencëtari 77-vjeçar rus, Anatoly Maslov, u dënua sot me 14 vjet burg për “tradhti” pasi sipas mediave ruse, pasi i ka kaluar të dhëna të klasifikuara një fuqie të huaj.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, ai u akuzua për transmetimin e informacionit në lidhje me programin e armëve hipersonike të Rusisë, armët e supozuara “të pathyeshme” të lavdëruara nga Vladimir Putin.
Sipas avokates së Maslovit, Olga Dinze, cituar nga TASS, shkencëtari hedh poshtë akuzat dhe thotë se është i pafajshëm.
“Ai tha se nuk ka bërë asgjë të keqe apo të paligjshme . Gjithë jetën ia ka kushtuar familjes dhe shkencës kombëtare”, theksoi juristi.
Top Channel