Irani shpalli pesë ditë zie për viktimat nga rrëzimi i helikopterit! Edhe Libani në zi për vdekjen e presidentit Raisi

20/05/2024 11:02

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zi publike pas vdekjes së presidentit iranian Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm të vendit dhe shtatë të tjerëve gjatë rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin.

Në një mesazh të transmetuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Iranit, Khamenei shprehu ngushëllimet e tij për vdekjet dhe konfirmoi se nënpresidenti i parë i Iranit, Mohammad Mokhber tani po menaxhon degën ekzekutive.

“Ai është i detyruar të rregullojë me krerët e degëve legjislative dhe gjyqësore për zgjedhjen e një presidenti të ri brenda maksimumit pesëdhjetë ditësh”.

Gjithashtu edhe Libani ka shpallur tre ditë zie, tha kryeministri libanez Najib Mikati.

Hezbollah me bazë në Liban, një nga forcat paraushtarake më të forta në Lindjen e Mesme, është ndoshta partneri më i fuqishëm joshtetëror i Iranit.

Top Channel