Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti Iranian bëri ulje të detyruar, 16 ekipe shpëtimi në kërkim të tij

19/05/2024 16:38

Ditën e sotme helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti Iranian Efraim Raisi bëri një ulje të detyruar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, gjë që ua pamundësoi ekipeve të emergjencës të mbërrinin në vendngjarje.

La Repubblica shkruan se trupat ndihmëse ushtarake dhe policore kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë me 16 ekipe shpëtimi për të kërkuar helikopterin e presidentit Raisi. Dëshmitarët flasin për mjegull të dendur në rajon.

Në helikopterin me presidentin ishin gjithashtu guvernatori i Azerbajxhanit Lindor Ayatollah Al-Hashem dhe Amir Abdullakhyan.

Sipas mediave të huaja nga incidenti nuk janë shënuar viktima apo persona të plagosur.

Top Channel