Deputeti Dashnor Sula ka kritikuar megaoperacionin e SPAK të zhvilluar një ditë më parë.
Sipas deputetit, Policia e Shtetit përbëhet nga persona me rekorde kriminale, ndërsa thekson se bandat kanë avancuar aq shumë saqë disa drejtorë policie kontrollohen nga grupet kriminale në vend.
“Vetëm 14 të arrestuar nga 50 urdhër arresti.
⚖Prokuroria e Posaçme lajmëroi sot përfundimin e një operacioni që zgjati 20 orë ndaj personave ne rekorde të rënda kriminale. SPAK njofton se në territorin shqiptar janë ekzekutuar vetëm 14 urdhër arreste nga 50 urdhër arresti të lëshuar në total. 6 të tjerë jane ekzekutuar në disa vende të BE.
🚨Bie në sy se në vendet ekzekutimet janë 100% ndërsa në Shqipëri vetëm 14 nga 50. Kjo besoj që do një analizë. A është kjo arsyeja përse kreu SPAK tha disa kohë më pare se nuk bashkëpunojmë dot me Policinë?!
Mesa duket Shqipërisë i duhet një polici për të arrestuar policinë e korruptuar qe bashkëpunon me krimin e organizuar dhe dekonspiron operacionet. E thash edhe dy javë më parë në Parlament: bandat kanë avancuar aq shumë saqë disa drejtorë policie kontrollohen si zara të tyre.
Madje edhe më shumë: detyrojnë anëtarë të kabinetit qeverisës të cohen në mes të natës për hallet e tyre”, shkruan Sula.
Top Channel