Sulm me armë në Afganistan, vriten tre turistë të huaj dhe një shtetas afgan

17/05/2024 22:13

Tre turistë të huaj dhe një shtetas afgan u vranë nga persona të armatosur në provincën qendrore Bamyan të Afganistanit të premten (17 maj).

Katër shtetas të huaj dhe tre afganë u plagosën gjithashtu në sulmin kur persona të armatosur hapën zjarr, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Talebanëve.

Kombësia e turistëve dhe identiteti i sulmuesve nuk u qartësuan menjëherë.

Mali Bamyan është shtëpia e një vendi të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe mbetjet e dy statujave gjigante të Budës, të cilat u hodhën në erë nga talebanët gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në 2001.

Që kur pushtuan Afganistanin në vitin 2021, talebanët janë zotuar të rivendosin sigurinë dhe të inkurajojnë një numër të vogël, por në rritje të turistëve që hyjnë në vend dhe shesin bileta për të hyrë në statujat e Budës.

Sulmi i së premtes ishte ndër më seriozët që synonte qytetarët e huaj që kur forcat e huaja u larguan dhe talebanët morën kontrollin në vitin 2021.

Top Channel