Anëtarët e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi ranë dakord për kërkesat e bëra për marrje provash, por jo për zgjerimin e hetimit deri në vitin 2009.
Kryetarja Albana Vokshi njoftoi se kjo pikë do të diskutohet sërish në mbledhjen e radhës, të martën tjetër.
Milva Ekonomi: Hajde të vlerësojmë pse kemi nevojë të bëjmë këtë hetim. Data që na është vendosur në këtë vendim të Kuvendit, do të jetë data kur të përfundojë raporti i hetimit.
Duke mos e ndryshuar objektin që kemi, duke shtyrë pak kohë, do t’ia dalim të përfundojmë në kohë kërkesat.
Ilda Dhori: Sa më e foksur puna, aq më produktivë. Sa i përket kohës, është më se mjaftueshëm të mos shpërndahemi në periudhën para koncesionit. Nëse do të shpërndahmi, mendoj se i vetmi dëshmitar që duhet të thirret është Edi Rama, ai vetëm mund të na japë shpjegime më të mira pse u zgjodh PPP për koncesionin në Shëndetësi.
Ilirjan Pendavinji: S’më duket që Rama ka lidhje. Isha dakord me parashtrimin e doktoreshës, por arsyet pse u mor vendimin për check up, u tha nga të dyja palët.
Petrit Vasili: Duhet të biem dakord, të hetojmë kontratat apo politikat. Këtu ka pasur një politikë tjetër. Kanë përdorur një instrument të ligjshëm, që ka qenë koncesioni. Pra, në këtë mes, koncesioni i zbatuar korrekt pas ligjit, nuk do të ishte objekt i diskutimit. A ka mundësi o sekretar. Nuk jemi këtu për politika, jemi për të diskutuar koncesionin. Ne nuk e kemi parë kurrë zgjidhjen te koncesioni. Por e zgjodhën dhe kanë prodhuar dy kontrata. Tani, ne duam të dimë… problem ilindi që kur zgjodhët kontratat. Nëse s’doni ta hetoni, thuajeni. Ka 6 muaj që s’doni ta hetoni. Kjo është e ndarë. Çështjet e hetimit kanë objekte të caktuara. Nse doni të merrni atribute për të studiuar infeksionet, s’besoj se e bëjmë dot.
Petro Koçi: Kjo nuk e bllokon hetimin, por e zgjeron. Nuk mund ta ndajmë çështjen nga gjykimi për politika të caktuara se këtë komision politika e ka kërkuar. Duke respektuar një proces që duhet të jetë i drejtë, jemi këtu mes palëve politke.
Albana Vokshi: Ne s’kemi kërkuar pse është dhënë me koncesion, por si. Përveç kësaj pike, kalojmë pikën tjetër të planit. Këtë pikë do ta diskutojmë në mbledhjen e ardhshme, të martën. Për pikën e dytë, kërkesat për marrje provash, ju vura në dijeni. A jeni dakord t’i kalojmë. Atëherë, jemi dakordësuar.
Top Channel