Momente tmerri për adoleshentin shqiptar në Greqi/ 17 vjeçari rrëmbehet dhe dhunohet për tre orë për lidhjen me vajzën greke! Në pranga vëllai dhe babai i saj

17/05/2024 18:37
17 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spartë të Greqisë ku një 17 vjeçar shqiptar u mor peng dhe u dhunua nga të afërmit e të dashurës së tij.

Mediat greke shkruajnë se shkak është bërë origjina e 17 vjeçarit shqiptar dhe ky i fundit ka marrë telefonatë nga vëllai i të dashurës së tij dhe ka shkuar për ta takuar. Në atë moment është sulmuar ashpër nga dy persoa të cilët më pas e kanë kapur para të ëmës dhe e kanë futur në bagazhin e një makine.

Sipas asaj çfarë deklaroi i ati i adoleshentit shqiptar, në një moment të rrugës personat që morën peng djalin e tij ndaluan, e zbritën nga bagazhi dhe më pas e futën në makinë për ta çuar në shtëpinë e vëllait të vajzës me të cilën ishte lidhur.

Aty më pas dyshohet se të gjithë familjarët e vajzës janë përfshirë në torturat ndaj tij. Si pasojë e goditjeve të ashpra, adoleshenti ka humbur dëgjimin në veshin e majtë. Tortura ndaj tij zgjati për tre orë dhe më pas 17 vjeçari u la i braktisur në një vend. Personat që e dhunuan, lajmëruan të ëmën e 17 vjeçarit që të shkonte ta merrte.

I mituri është dërguar në spital ku prej disa ditësh po merr ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet në gjendje të keqe psikologjike.

Babai i vajzës i cili kishte vrarë nënën e tij në Dyros, është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër nën akuzën e rrëmbimit dhe torturimit të 17 vjeçarit. Ndërsa nëna e vajzës është në kërkim, nën akuzë për rrahjen e adoleshentit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA