VIDEO/ Makina të djegura dhe biznese të shkatërruara, Franca dërgon ushtrinë në Kalendoninë e Re! Vdesin 4 persona, 200 protestues të ndaluar

16/05/2024 19:31

Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kaledoninë e Re dhe ka dërguar trupa ushtarake.

Protesta në shkallë të gjerë përfshinë ishullin për shkak të ligjit që zgjedhon të drejtat e votës së francezëve në territoret e huaja të Francës.

Kundërshtarët e kësaj nisme i vunë flakën makinave, bizneseve dhe grabitën disa dyqane. Katër persona kanë vdekur deri tani si pasojë e përplasjeve, njëri prej tyre polic.

Me kërkesë të autoriteteve lokale, Franca ka dërguar 500 policë në ishull, ndërsa janë ndaluar 200 protestues. Shkollat në Kalendoninë e Re janë mbyllur dhe kryeqyteti Noumea është vendosur në shtetrrethim.

Top Channel