VIDEO/ Kharkivi nën sulmet ruse, Zelensky: Situatë e vështirë, na duhet ndihmë tani! 40 ukrainas të kapur peng përdoren si “mburoja njerëzore”

16/05/2024 17:50

Situata në rajonin e Kharkivit në Ukrainë paraqitet tejet serioze me rusët të cilët kanë rritur nivelin e sulmeve tokësore.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se nuk do të lejojë që Kharkivi të pushtohet nga forcat ruse ndërsa u ankua edhe për mungesën e presionit të duhur nga ana e faktorit ndërkombëtar ndaj Rusisë.

“Ne nuk mund të përballojmë të humbasim. Gjithçka që na duhen janë dy sisteme Patriot. Nëse i kemi ato, Rusia nuk do të jetë në gjendje të pushtojë Kharkivin. Është faji i ndërkombëtarëve. Ata i dhanë Putinit mundësinë për të pushtuar territory ukrainas. Por tani bota mund të na ndihmojë dhe ne kemi nevojë për ndihmë tani”- u shpreh Zelensky.

Në rrjetin social “X” janë publikuar pamje të luftimeve mes forcave ruse dhe ukraianse. Ndërsa policia e rajonit të Kharkivit ka deklaruar se rusët po përdornin 40 qytetarë ukrainas të kapur peng si “mburoja njerëzore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA