Pas tre orësh, Balluku del nga SPAK: U pyeta për inceneratorin e Tiranës, ka ardhur koha të zbardhet….
15/05/2024 19:32
Pas më shumë se tre orësh marrje në pyetje, zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e SPAK-ut.
Në një prononcim për mediat, Balluku tha se u thirr për dosjen e inceneratorit të Tiranës, duke thënë se është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet.
‘Isha këtu për dosjen 255, që është inceneratori i Tiranës, duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve, për të cilën kemi folur gjithmonë.
Kjo dosje ka bërë pis të madhe të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.‘- tha Balluku për mediat.
Top Channel