Opozita, “aleatët” takohen në Elbasan, drejtues të partive të djathta diskutojnë për organizimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

15/05/2024 20:10

Opozita ka mbledhur Shtabin Organizativ të Qarkut të Elbasanit ku morën pjesë lider të Partive të Djathta të cilët vendosën theksin tek vota e diasporës, nisur edhe nga takimi i kryeministrit në Athinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka edhe një herë përmendi, sipas tij, skandalet në të cilat është përfshirë qeveria dhe kryeministri Rama.

“Jemi para një kauze njerëzore. Aktualisht keni një Qeveri që bën propogantë e mashtrim.Meqë jemi në Elbasan dua tē përmend skandalin e Xibrakës ku është inpërfshirë edhe vëllait të KM.Skandal tjetër ështē ai i 5 D që është përdorur për vjedhjen e votave dhe çdo takse të qytetarëve.Përballë kēture skandaleve e pakta do ishte dorëheqja e KM dhe e Erion Veliajt.Ndaj në emër të Opozitës së Bashkuar deklaroj se protesta te Bashkia e Tiranes nuk do rreshtë. Edhe në Elbasan situata është po kaq kritike sa në Tiranë.Mali i plehrave këtu është gjigand dhe Incineratori as që funksionon dhe taksat e qytetarëve vidhen”– u shpreh Flamur Noka.

Fatmir Mediu nga ana tjetër vuri në dukje nevojën e një plani të qartë politik duke rikthyer idenë e koalicioneve.

“Sot Shqipēria ështē kthyer nëvrepublikë kryeministrore. Detyra e opozitës ështē ti japē vlerē parlamentarizmit.Duhet të dalim me një plan të qartë politik.Të paraqesim planin për tē rikthyer koalicionet”- tha kreu i PR, Fatmir Mediu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA