Netanyahu: Nuk ka krizë humanitare në Rripin e Gazës, kemi evakuuar popullsinë civile nga zonat e luftimeve

15/05/2024 17:35
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk ka krizë humanitare në Rripin e Gazës.

Pavarësisht raportimeve nga mediat e huaja për vrasje të civilëve të pafajshëm, mes tyre një numër i madh grash dhe fëmijësh, Netanyahu tha se Izraeli po përmbush angazhimin për nevojat humanitare të palestinezëve në Gaza.

“Forcat tona po luftojnë në të gjithë Rripin e Gazës, në Jabalya, Zaitun dhe Rafah. Ne e bëjmë këtë duke evakuuar popullsinë civile dhe duke përmbushur angazhimin tonë për nevojat e tyre humanitare. Përpjekjet tona të përgjegjshme po japin fryte.”- u shpreh Netanyahu.

Më tej ai deklaroi se deri në këtë periudhë kohore, janë evakuuar rreth gjysmë milioni persona nga zonat e luftimit në Rafah.

“Deri më tani janë evakuuar pothuajse gjysmë milioni njerëz nga zonat e luftimit në Rafah. Katastrofa humanitare për të cilën folën nuk është materializuar dhe as nuk do të materializohet”- shtoi kryeministri i shtetit hebre.

Top Channel