Kush është autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” në Fier, Top Channel siguron foton e 23-vjeçarit! Policia në ndjekje të tij, dyshohet se braktisi makinën me të cilën u largua

13/05/2024 14:51

Top Channel siguron foton e Azgan Mernicës, autorit të dyshuar të efektivit në fshatin Bletëz në Fier.

23-vjeçari dyshohet se vrau në mes të ditës Novruz Cenalinë.

Sipas korrespodentit të Top Channel në Fier, Neritan Trifoni, forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të autorit, i cili dyshohet se ka braktisur makinën tip “Audi” me të cilën u largua.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit. rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, Mernica vrau me armë zjarri shtetasin  punonjësin e policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA