Kryeministri Edi Rama po mban fjalën gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Rama: Kam ardhur e flas me qytetarët e barasvlershëm të Greqisë demokratike në Europën demokratikë, ku shqiptarët nuk janë të ardhurit e leckosur por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur në shekuj nga dhuna në historinë e saj tragjike dhe i sheh të gjithë në sy me te njëjtin respekt që kërkon dhe meriton nga të gjithë. Ju shqiptaret e Greqisë jeni një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës dhe vendit të bekuar ku qëndroni djepi i demokracisë e me te cilin na lidh jo fqinjësia por edhe një histori mijëravjeçare. Fatet tona, zakonet, shtigjet e jetës dhe rrugët e vështira tona.
Rrugët, përrallat , marrëdhëniet kanë qenë shumë më të lidhura sesa janë dukur apo sesa janë lënë të duken nga retë dhe pluhurat nga politikat e dy vendeve tona. Sot që flasim dy dekada e kusur, dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë me pak se realiteti, ndërthurja në jetëve dhe ndërlidhja e rrugëve të së ardhmes të përbashkët te shqiptarëve dhe grekeve. Duket sikur mes Shqipërisë edhe Greqisë ka pasur probleme te përjetshme, por jeta e përditshme mes shqiptareve e grekeve, përtej pasqyrave verbuese mediatike, vazhdon normale, aktive dhe produktive.
Top Channel