Rrezja misterioze në qiellin e San Franciskos frikëson qytetarët, zbulohet burimi i dritës

10/05/2024 20:02

Një rreze misterioze në qiellin e natës mbi San Francisko ka shkaktuar një sërë spekulimesh në internet përpara se të identifikohej.

Rrezja e dritës u pa në qiell pranë Kullës Coit dhe shkaktoi reagime të ndryshme nga përdoruesit e rrjeteve sociale që ofruan shpjegime të mundshme.

Spekulimet u shuan nga shefi ekzekutiv i MegaLasers, Barrett Lyon, i cili zbuloi se drita ishte shkaktuar nga laseri 400 vat i cili po testohej përpara se të bëhej pjesë e një konference teknologjike.

Bëhet e ditur se laseri “The Architect” është i dukshëm deri në 19 kilometra larg.

Lyon njoftoi se kompania ka marrë leje nga zyrtarët e vendit dhe Administrata Federale e Aviacionit përpara se ta aktivizonte laserin.

Top Channel