Përplasen trenat në Argjentinë, kaos dhe situatë e rënduar në vendin e ngjarjes

10/05/2024 19:17

Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mirëmbajtjeje në Buenos Aires të Argjentinës këtë të premte, duke lënë të paktën 30 persona të shtruar në spital, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shërbimi i urgjencës tha se zjarrfikësit kishin evakuuar të gjithë në trenin e pasagjerëve pas aksidentit në periferi të Palermos.

“Nuk ka viktima. Ndihmuam 90 pasagjerë, 30 prej të cilëve u transferuan në spitale, dy prej tyre me traumë në kokë të cilët u evakuuan me helikopter”, thanë zyrtarët.

Aksidenti ndodhi në orën 10:30 të mëngjesit me orën lokale, kur treni urban u përplas me një tren mirëmbajtjeje që për arsye ende të pazbuluara u ndalua në shina.

 

Top Channel