“Një kaldaist u bë papritur pronar i inceneratorit”, Noka debat me Majkon, socialisti: E kam të vështirë të formuloj përgjigjie për nivelin tënd

09/05/2024 12:49
Flamur Noka, Pandeli Majko

Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur me ligjvënësin socialist Pandeli Majko gjatë diskutimit për marrëveshjen mes ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe KfW për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”.

Noka akuzoi sërish qeverinë dhe bashkinë se me këtë marrëveshje synohet vetëm grabitja e taksave të qytetarëve shqiptarë dhe evropianë. Duke përsëritur akuzat për inceneratorët, Noka i kërkoi Majkos që t’u bëjë thirrje prokurorëve të SPAK që të hapin sytë para akuzave të bëra.

“Sa sheh termin aty bashkia e Tiranës, të kujtohet inceneratori, të kujtohet 5D, Ështrën jë projekt për të vjedhur sit ë gjithë projektet që lali vjedhësi i ka vjedhur. Këto kohë në bashkinë e Tiranës është treguar se ka vetëm vjedhje. Seancën e kaluar u mora me skemën sesi është bërë vjedhja nëpërmjet plehrave. Një kaldaist papritmas bëhet pronar i inceneratorit të Tiranës. Ai na paskësh dhe një kontratë konsulencë me inceneratorin e Fierit. Ti Pandeli thuaj që SPAK-u të hapë sytë”- tha Noka.

Nga ana tjetër, deputeti Majko duke u shprehur se e ak të vështirë të replikojë me Nokën, sqaroi se bëhet fjalë për një projekt të qeverisë gjermane që ka struktura dinjitoze të standarteve evropiane.

“Sigurisht që me Flamurin është shumë e vështirë të replikosh dhe unë e kam shumë të vështirë të formuloj një përgjigjie për nivelin e tij cilësor, sot numri 2 i PD. Po të shikonit marrëveshjen për transportin e gjelbër në Tiranë, aty ka një pargraf shumë të qartë. Për çdo hap të hedhur, pala gjermane ka të drejtë të anullojë procesin. Duke hedhur këto dyshime sot, duke dashur të bëni politikën që në mendjen tuaj është cilësore, duhet të rigjykoni qëndrimin që këtu nuk bëhet fjalë për inceneratorin ku ishte bashkia me disa privatë, aty flisni sa të doni. Këtu bëhet fjalë për një marrëveshje me një nga strukturat më dinjitoze dhe të panegociueshme sa i përket standarteve evropiane”- tha Majko.

Top Channel