29 vjeçarja Vilde Holm Raggan, nga Bærum në Norvegji, kishte mbetur e traumatizuar kur teksa prekte gjoksin e saj që kishte zmadhuar me një operacionit estetik, një prej tyre i shpërtheu duke i rrjedhur lëng ‘të pështirë’ në duar e në rroba.
Vilde thotë se eksperienca e tmerrit e traumatizoi duke e bërë të kuptonte si funksionon në të vërtetë industria estetike.
Ajo thotë në një transmetim: “Po shtypja pak gjokset e mia për t’i provuar disa vjet pas operacionit kur papritur një nga implantet nisi të rridhte. Mendova se duhet të thërres doktorin. Ç’është kjo kështu! Më pak u zotova ta dua veten ashtu siç jam, pa ‘riparime’”.
Vilde thotë se kishte vendosur implantet kur ishte më e re dhe e pasigurtë te vetja, por shpejt ajo nuk i pëlqente më implantet e saj dhe se ndjehej e turpëruar kur njerëzit i bënin komplimente për to.
Kjo bëri që ajo më në fund të merrte vendimin të hiqte implantet nga gjinjtë.
Rrjeti britanik The Mirror shton se ka dy tipe kryesore implantesh estetike të femrave, ato të salikonit dhe ato ‘saline’. Të parat përdoren më shpesh dhe rezistojnë më shumë duke mos u rrudhur apo humbur formën. Por ato mund të shkaktojnë infeksione ose gunga në gjoksin e grave. Ndërsa implantet saline kanë më shumë gjasa për të rrjedhur apo humbur formën me kalimin e kohës, ndërsa solucioni tyre absorbohet pa probleme nga trupi, sipas ekspertëve.
Pas heqjes së implanteve të saj Vilde i shfaqte ato në rrjetet sociale duke thënë se është shumë më e lumtur me trupin e saj.
Ajo shpjegonte: “Këtë e bëra kur isha e re, sepse isha shumë e pasigurtë, e urreja trupin tim dhe mendoja se kjo plastika do të më shpëtonte nga ankthi. Por nuk ishte kështu pasi kisha më shumë turp të zhvishesha me djemtë pasi duhet t’i shpjegova se kisha gjokse të rreme”.
“Ku dikush më bënte një kompliment unë turpërohesha dhe i thoja, ‘jo, jo, janë të rreme, nuk janë të miat!’ Është e çuditshme sepse doja t’i hiqja që në momentin që i vura”.
“Tani që jam gati 30 vjeç mora guximin dhe i hoqa, nga e dua vërtet veten, nuk vendos më mbeturina në trupin tim.”/The Mirror/
Top Channel