Dështon fluturimi, avioni del nga pista, 10 të plagosur! Nis hetimi në Senegal

09/05/2024 19:40

Një aeroplan me dhjetëra pasagjerë rrëshqiti nga një pista pak para nisjes në aeroportin kryesor të Senegalit, duke plagosur të paktën 10 persona.

Fluturimi i planifikuar për në Mali i Air Senegal u anulua menjëherë, ndërsa në videot e shpërndara në rrjetet sociale, duken pasagjerët që dalin nga Boeing 737-300, krahu i majtë i të cilit mori flakë, duke nxjerrë shtëllunga të mëdha tymi.

Sipas Ministrisë së Transportit, 78 persona ishin në bord. Katër prej tyre mori plagë më të rëndë, ndërsa të lënduar mbetën edhe dy pilotët.

Aeroporti u mbyll menjëherë pas aksidentit, rreth orës 01:00, për t’u hapur disa orë më pas, ndërkohë që ka nisur hetimi për incidentin.

Top Channel