E nxorën nga shtëpia, 48-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të të shoqes, transportohet në spital në gjendje kritike

08/05/2024 10:20

Një 48-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes jashtë banesës së tij në Itali, e si pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja raportohet nga mediat italiane, teksa thuhet se shqiptari është lyer me alkool dhe i ka vënë flakën vetes, pasi thuhet se e kishin dëbuar nga shtëpia ku jetonte me gruan e tij, në zonë Riccione.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të të shoqes, ndërsa kanë qenë kalimtarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar në spital.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por gjendja paraqitet kritike, ndërsa raportohet se e shoqja ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike pas skenës së tmerrshme që pa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA