Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Katër persona janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe pas gjetjes së gjysmë toni kokainë me vlerë 40 milionë paund në parkingun e një lokali.
Droga u gjet në një furgon të parkuar në Stags Head Inn, East Yorkshire.
Të arrestuarit, tre burra nga Skocia dhe një nga Kolumbia u arrestuan nën dyshimin e importimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Britanisë së Madhe dhe do të mbeten në paraburgim deri në gjykimin e dosjes së tyre.
“Kjo ishte një sasi e konsiderueshme kokaine dhe sekuestrimi i saj do të jetë një goditje e konsiderueshme për grupin e krimit të organizuar që tentoi ta kontrabandonte atë në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk ka dyshim se këto droga do të ishin shitur në komunitete rreth Britanisë së Madhe, duke nxitur krimin dhe shfrytëzimin e mëtejshëm”- u shpreh Alan French, oficer i lartë drejtues i Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Top Channel