E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë e ftuar ish-banorja e edicionit të parë, Antonela Berisha.

Ajo ka dhënë mendimin e tij në lidhje me lojë, banorët dhe dinamikat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke u ndalur më konkretisht edhe tek Roza dhe krisja e raportit të saj me Julin.

“Është penduar që ka bërë aleancë dhe që ka qëndruar afër me Julin, sepse të themi realitetin Roza po humbet pamjen ose karakterin e saj kundrejt të gjithë personave të tjerë. Kanë dalë të gjithë të tjerët mbi të. Unë kisha shumë pritshmëri për Rozën siç e thashë”, tha ajo.

Ndër të tjera duke u ndalur tek loja e Rozës, Antonela shtoi se: E prisja një nga finalistet, ndoshta edhe që ta fitonte sepse këtë vit besoj që do ta fitojë një gocë ka ardhur momenti plus kemi edhe shumë konkurrente të forta këtë vit. Duhet thënë që lë shumë për të dëshiruar loja e Rozës këtë vit për shkak të Julit gjithmonë që i prish punë.

Ndërkohë sa i përket lojës së Julit, opinionisti Ronaldo Sharka u shpreh: Juli është absolutisht një nga imazhet më të përqafuar edhe nga familjarët dhe ndjekësit të këtij programi sepse Juli në historinë e tij në BBV është bërë vetëm një herë pis për një situatë me Eglën. Nëse pyet publikun se për çfarë do ta mbani mend Julin në BBV nuk dinë ta thonë. Juli ka qenë shumë linear.

Top Channel